kërbaç
Appearance
KËRBAÇ m.
- 1. Shkop druri i fortë (prej thane, prej lisi etj.) ose dredhë që përdoret për të goditur kafshët që të ecin, për të rrahur dikë etj.; dajak; kamxhik. Kërbaç prej lëkure. I ra (e rrahu) me kërbaç. U thye kërbaçi në kurrizin e tij.
- 2. edhe fig. keq. Goditja me këtë shkop a dredhë; goditje e fortë, dhunë, forcë e egër. I dha një kërbaç. Vuanin nën kërbaçin e bejlerëve. Sundonin me kërbaç. I detyruar nga kërbaçi. E mbanin nën kërbaç e mbanin me dhunë e me frikësime.
- Me kulaç e me kërbaç herë me të mirë e me premtime të bukura, herë me kërcënime, me shtrëngim e me dhunë.