Jump to content

kënetë

Nga Wiktionary

KËNETË f.

  • 1. Fushë e madhe që ka vazhdimisht ujë të ndenjur, llucë e një bimësi të veçantë (kallama, xunkthe etj.); moçal, ligatinë. U tha këneta e Maliqit (e Tërbufit, e Thumanës). Bimë kënetë. Peshk (shpend) kënetash. Gjuante në kënetë.
  • 2. fig. bised. Gjendje amullie, pa një veprimtari të gjallë e pa zhvillim. Ka rënë në kënetë.
  • Buf kënete shar. njeri i shëndoshë e i plogët, përtac e i trashë nga mendja.