këmborë
Appearance
KËMBORË f.
- 1. Mjet tingëllues prej metali, zakonisht me formë të rrumbullakët a shpatuke, me grykë të ngushtë e me gjuhëz, që u varet bagëtive në qafë; tingulli që nxjerr ky mjet. Këmborë e madhe (e vogël). Gjuhëza e këmborës. Rrethi i këmborës. Dashi këmborës dashi që prin kopenë. Bien (dëgjohen) këmborët.
- 2. fig. keq. Njeri i përulur e i nënshtruar, që i shërben dikujt për të nxjerrë ndonjë përfitim vetjak; njeri pa karakter, që mbështet, miraton e përhap mendimet e pikëpamjet e dikujt.
- Dash me këmborë
- a) njeri i zoti e i shquar, i pari ndër të tjerët;
- b) kryetari i familjes a i fisit; udhëheqës, prijës. Si dashi me këmborë me siguri, me krenari, pa iu trembur syri. I varën këmborën (prapa, në qafë) dikujt e tallën dhe e turpëruan përpara të tjerëve. Ia varën atë (këtë) këmborë i ngarkuan një punë. Nuk ia varin këmborën (torbën, trastën) shih te VAR. I ka rënë gjuha e këmborës
- a) nuk i dëgjohet më zëri; nuk ndihet më;
- b) nuk e dëgjon më askush, nuk ia vë veshin më njeri. Ku di derri këmborë mospërf. shih te DERR,~I. I ha qafa për këmborë (dashi) shih te QAF/Ë,~A. E ka humbur rrumbin e këmborës shih te HUMB. S'ka qafë për atë këmborë shih te QAF/Ë, ~A. Njeri i bie trokes, tjetri i bie këmborës shih Njëri i bie gozhdës tjetri potkoit te GOZHD/Ë,~A. S'më lënë zilet e mia të dëgjoj këmborët e tua shih te ZIL/E,~JA. Lule këmbore (kambane) bot. shih te LUL/E,~JA.