këmbim

Nga Wiktionary

KËMBIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KËMBEJ, KËMBEHEM. Këmbim rendesh. Këmbim letrash. Këmbim monedhash. Këmbim delegacionesh. Këmbim mendimesh (pikëpamjesh, vizitash). Këmbim zjarri. Këmbim përshëndetjesh (notash). Këmbim përvoje. Pjesë këmbimi pjesë e një mekanizmi, vegël që zëvendëson një tjetër të përdorur ose të dëmtuar, pjesë ndërrimi. Tregjet (arkat) e këmbimit. Kursi i këmbimit. Bëj këmbim.
  • 2. shih SHKËMBIM,~I 2,3.
  • 3. gjuh. Zëvendësimi i një tingulli nga një tingull tjetër në të njëjtën morfemë, i cili është bërë gjatë zhvillimit historik të gjuhës ose ndodh për arsye të ndryshme e në kushte të caktuara gjatë përdorimit të saj. Këmbim fonetik (gramatikor). Këmbimi i zanoreve (i bashkëtingëlloreve).
  • Në këmbim (me një emër në r. gjinore) libr. në vend..., për të zëvendësuar diçka. Monedhë këmbimi (shkëmbimi) libr. mjet për të bërë allishverishe, matrapazllëqe a dallavere në kurriz të dikujt. Këmbimi (shkëmbimi) i lëndëve biol. shih te SHKËMBIM,~I.