Jump to content

këllk

Nga Wiktionary

KËLLK m.

  • 1. Secila nga dy pjesët anësore të trupit të njeriut nga mesi deri ku fillojnë shalët; çapok. Këllku i djathtë (i majtë). Me këllqe të gjera. Më dhembin këllqet. I ra këllqeve (kalit).
  • 2. fig. kryes. Fuqi trupore a mendore për të punuar ose për të bërë diçka; aftësi; takat. S'ka këllqe. E lanë (iu prenë) këllqet. I ranë këllqet u lodh shumë, u këput së punuari a së ecuri. Do këllqe kjo punë. S'i bëjnë këllqet u plak dhe nuk punon dot më.
  • Iu drodhën këllqet u frikësua shumë