Jump to content

juridik

Nga Wiktionary

JURIDIK mb.

  • Që lidhet me normat e me ligjet e së drejtës, të një shoqërie, si dhe me shpjegimin, me studimin e me zbatimin e tyre, ligjor; që lidhet me drejtësinë dhe me të drejtën, i drejtësisë e i së drejtës. Norma (pikëpamje) juridike. Marrëdhënie juridike. Rregullim (veprim) juridik. Sistem (rend) juridik. Këshillë (ndihmë) juridike. Vartësi ekonomike dhe juridike e dikujt. Ndërgjegjja juridike formë e ndërgjegjes shoqërore, ku gjejnë shprehjen pikëpamjet, mendimet dhe qëndrimi i shtetasve ndaj së drejtës. Fakulteti juridik. Shkencat juridike. Letërsi juridike. Nga ana (nga pikëpamja) juridike.
  • Person juridik zyrt. ndërmarrje, institucion, shoqëri etj. që i është njohur ligjërisht e drejta të përfaqësojë vetveten para shtetit për veprimtarinë që kryen.