ju
Appearance
JU I
(dhan. JUVE, tr. e shkurt. JU; kallëz. JU, tr. shkurt. JU; rrjedh. JUSH) vetor.
- 1. Përdoret për t'iu drejtuar një grupi njerëzish, me të cilët bisedojmë ose të cilëve u shkruajmë; përdoret për t'iu drejtuar bashkëbiseduesit dhe grupit të njerëzve ku bën pjesë ai. As ju as ata. Vetëm ju. Ju folët! Shkoni edhe ju! Ju e dini. Ju mësoni (punoni)! Varet nga ju (prej jush). Do të vijë pas jush. Punon me ju. Banon te ju. Është nga ju. S'është me ju.
- 2. Përdoret i ndjekur nga një emër për të dalluar bashkëbiseduesit ose bashkëbiseduesin së bashku me një grup njerëzish që kanë moshë të afërt; pikëpamje, interesa a diçka tjetër të njëjtë. Ju të rinjtë. Ju pleqtë. Ju vajzat. Ju punëtorët. Ju të fshatit (të qytetit, të malit, të fushës). Ju të punës mendore.
- 3. zyrt. Përdoret për të treguar përfaqësuesit e një organi drejtues, të një institucioni etj., të cilit i drejtohemi. Ju, si këshill popullor. Ju, si komitet ekzekutiv.
- 4. Përdoret kur flasim me një njeri a kur i drejtohemi dikujt që duam ta nderojmë. Ju, shoku mësues.
JU II përem.
- Trajtë e shkurtër e përemrit vetor ju në rasat dhanore dhe kallëzore. Ju them juve. Ju dhashë (ju kërkova) juve. Ju pashë (ju gjeta, ju mblodha) ju.