jorgan
Appearance
JORGAN m.
- Mbulesë që bëhet me dy faqe bezeje, atllasi etj., mbushet me pambuk ose me lesh, qepet kryq e tërthor me pe të rrallë dhe përdoret për ta hedhur përsipër kur biem të flemë. Jorgan i ri (i bukur). Jorgon atllasi. Jorgani i nuses. Jorgan fëmijësh. Faqja e jorganit. Çarçafi (këllëfi) i jorganit. Mbulohem me jorgan. Bora është jorgani i bimës fj. u. bora e mbulon dhe e mban ngrohtë bimën.
- Iu bë jorgan dikujt e mbrojti, nuk e la të dëmtohej nga diçka. Për një plesht djeg jorganin fj.u. shih te PLESHT,~I. Shtriji (zgjati) këmbët sa ke jorganin (plafin shtratin) fj.u. shpenzo aq sa ke mundësi; vëri vetes detyra që ke aftësi e mundësi t'i kryesh.