Jump to content

joreal

Nga Wiktionary

JOREAL mb.

  • 1. Që s'është i vërtetë, që s'është në botën e vërtetë të sendeve e të dukurive, që është vetëm në përfytyrimin e njeriut ose që është nxjerrë nga koka e njeriut, që nuk ka ndodhur me të vërtetë. Histori (legjendë, ngjarje ) joreale.
  • 2. Që nuk mund të vihet në jetë, që nuk mund të përmbushet a të plotësohet, sepse nuk është bërë mbi baza të drejta e reale, nuk është bërë duke vlerësuar drejt forcat, mundësitë e rrethanat; që s'është real; i pazbatueshëm. Plan joreal. Kërkesa (propozime) joreale.