Jump to content

jetuar

Nga Wiktionary

JETUAR as.

  • Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve JETOJ, JETOHET. Të jetuarit e një ngjarjeje. Të jetuarit afër popullit (afër shokëve). Të jetuarit me të kaluarën. Të jetuarit gjatë (pak, shumë). Të jetuarit mirë. Mënyra e të jetuarit.

JETUAR mb.

  • Që e kam parë me sytë e mi; që e kam provuar vetë ose e kam ndier thellë në shpirt; që e kam jetuar a përjetuar. Ngjarje e jetuar.