jetëshkurtër

Nga Wiktionary

JETËSHKURTËR mb.

  • 1. Që nuk e ka jetën të gjatë, që jeton pak, që ka vdekur i ri; si mallk. që e pastë jetën të shkurtër; kund. jetëgjatë.
  • 2. Që nuk ruhet për një kohë të gjatë, që rron pak; që nuk vepron për një kohë të gjatë ose që nuk zgjat shumë; që prishet shpejt ose që del shpejt jashtë përdorimit (për sendet); kund. jetëgjatë. Shtet jetëshkurtër. Lëvizje jetëshkurtër.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Ç'pati, jetëshkurtri. Na pikëlloi jetëshkurtri.