javë
Appearance
JAVË f.
- 1. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela; kohë prej shtatë ditësh rresht; kohë prej shtatë ditësh me radhë, e cila i kushtohet dikujt a diçkaje ose gjatë së cilës zhvillohet posaçërisht një veprimtari e caktuar (shoqërore, politike, artistike, sportive etj.) Java e parë (e dytë, e tretë, e katërt) e muajit. Javët e fundit të vitit. Javën e ardhshme (tjetër). Javë për javë. Javën që shkoi. Këtë javë. Çdo javë. Java e filmit shqiptar. Java e pastërtisë. Një javë ditë shtatë ditë. Një javë si sot pas një jave duke filluar që sot. Ditët e javës. Në fillim (në krye, në mes, në bark, në fund) të javës. Pushimi i javës dita e pushimit gjatë javës. Duku nga java! bised. S'e zuri java s'u mbush java. Po bën javën po mbush shtatë ditë.
- 2. Lojë fëmijësh, që luhet në një rreth të madh, të ndarë në shtatë pjesë ose nëpër shtatë kuti a gjysmërrathë në të dy anët e një vije (çdonjëra me emrin e një dite të javës), nëpër të cilat kalohet me radhë një pllakë e vogël duke e shtyrë me këmbë; figura e rrethit e ndarë në shtatë pjesë ose kutitë a të ndarat, në të cilat luhet kjo lojë. Luajnë javën. Bëri javën.
- Java shtatë, ai tetë shumë dendur, shumë shpesh, orë e çast (për një njeri që shkon dendur në një vend). Java e bardhë fet., vjet. shtatë ditët para kreshmës së madhe, gjatë të cilave njerëzit mund të hanin edhe bulmet e vezë. Java e madhe fet. vjet. shtatë ditët para pashkës së madhe.