Jump to content

jastëk

Nga Wiktionary

JASTËK m.

  • 1. Këllëf i pambuktë a i linjtë, zakonisht katërkëndësh, i mbushur me lesh, me pambuk, me pupla etj., që përdoret për të mbështetur kokën a për të ndenjur mbi të; nënkresë. Jastëk i vogël (i madh, i bardhë, i rrumbullakët, i qëndisur). Jastëk elektrik jastëk për ngrohje me anë të rrymës elektrike. Jastëk oksigjeni një si jastëk i mbushur me oksigjen, që përdoret për të ndihmuar një të sëmurë në rast nevoje. Jastëk mëndafshi. Jastëk zbukurimi (me lule). Jastëk me lesh (me pambuk, me pupla, me kashtë). Faqe (këllëf) jastëku. Vë kokën (mbështetem) në jastëk. Ulem mbi (në) jastëk. Vë (librin) nën jastëk.
  • 2. spec. Vegël që shërben si mbajtëse në një mekanizëm, në një aparaturë etj., mjet i posaçëm ku mbështetet një pjesë e një pajisjeje. Jastëk ajror. Jastëk çeliku (dërrase).
  • Fjalë me jastëk fjalë me themel, fjalë me peshë, fjalë me vend. I hëngërt (i ngrëntë) në jastëk! mallk. mos i gëzoftë me shëndet (për paratë); rëntë i sëmurë, lëngoftë! Jastëku i fjalës pjesa kryesore në një bisedë, thelbi i një bisede; përfundimi që nxirret nga një bisedë, kapaku i fjalës. E mbaj nën jastëk e kam gjithmonë parasysh, nuk e ndaj asnjëherë. I vuri jastëk fjalës foli me mend, e mbështeti në të dhëna të shëndosha fjalën që tha, foli me baza.