jashtëzakonshëm
Appearance
JASHTËZAKONSHËM mb.
- 1. Që nuk gjendet a nuk ndodh rëndom, jo i zakonshëm, i rrallë; i padëgjuar; shumë i madh, që i kapërcen kufijtë e zakonshëm dhe të bën përshtypje të veçantë. Një rast i jashtëzakonshëm. Ngjarje e jashtëzakonshme. Njeri i jashtëzakonshëm. Aftësi të jashtëzakonshme. Shpejtësi (bukuri) e jashtëzakonshme. Vështirësi të jashtëzakonshme. Interesim i jashtëzakonshëm. Përshtypje të jashtëzakonshme. Pritje e jashtëzakonshme. Me rëndësi të jashtëzakonshme. Ishte diçka e jashtëzakonshme.
- 2. I caktuar posaçërisht për një punë; që ka të drejtë e fuqi të plotë të vendosë për diçka a të ndërmarrë diçka; që vendoset pa marrë parasysh asgjë, që bëhet jashtë rregullit, jashtë radhës ose në raste shumë të ngutshme, që shkaktohet nga rrethana shumë të vështira, të veçanta etj. I dërguar (ambasador) i jashtëzakonshëm. Komision i jashtëzakonshëm. Mbledhje (konferencë) e jashtëzakonshme. Sesion i jashtëzakonshëm. Masa të jashtëzakonshme. Tatime (taksa) të jashtëzakonshme. Gjendje e jashtëzakonshme gjendje e veçantë që vendoset me ligj në një vend ose në një pjesë të tij për ta ndëshkuar atë etj. Ligj i jashtëzakonshëm ligj që shpallet në kohë lufte, në kohë rrethimi etj.