jashtë
Appearance
JASHTË
I. ndajf.
- 1. Në vendin a në hapësirën që nuk përfshihet brenda kufijve të diçkaje, jo brenda diçkaje; përtej caqeve të diçkaje, matanë kufijve të një vendi; në një vend të ha Englishpur, jo brenda hapësirës së diçkaje; kund. brenda. Jashtë në oborr (në rrugë). E nxori jashtë (nga dhoma, nga shtëpia, nga klasa). Dal jashtë. E nxori topin jashtë. sport. Jashtë fryn (bie shi). Dalin këmbët jashtë (në krevat). U derdh qumështi jashtë (nga ena). Ç'binte jashtë, hynte brenda. I nxori zorrët jashtë. Nxjerr jashtë. bised. eksportoj.
- 2. Jo në shtëpi, në një vend tjetër. U gdhi jashtë. Fjeti jashtë. Ha jashtë ha në restorant. Mbeti jashtë.
- 3. Jo brenda një grupi shoqëror, një familjeje, një njësie administrative, një ndërmarrjeje, një organizate etj.; kund. brenda. E nxorën jashtë nga organizata. Ç'thonë jashtë? Mos fol jashtë! Doli fjala (e fshehta) jashtë. Mbeti jashtë nuk e përfshinë, nuk e futën (në një listë, në një lojë etj.).
- 4. përd. em. Pjesa ose ana e jashtme e një sendi, pjesa ose ana që duket; sipërfaqja e një sendi; kund. brenda. I gërvishtur nga jashtë. Duket i bukur nga jashtë. Lyej (zbardh, nxij, zbukuroj) nga jashtë. Mos e shih nga jashtë! fj. u.
- 5. përd. em. Vendet, shtetet matanë kufijve të vendit tonë, vendet e huaja. Nuk sjellim më drithë nga jashtë. U kthye nga jashtë. Marrëdhëniet me jashtë.
- 6. përd. mb. Që ka dalë nga vendi i vet, që nuk është në vendin e vet; i zbuluar, i zhveshur. Me këmishë jashtë. Me xhepat jashtë. Me kokën (me këmbët, me barkun) jashtë.
II. parafj. Përdoret me një emër të rasës rrjedhore:
- 1. Kur diçka ndodhet a kryhet jo brenda sendit ose jo në vendin që shënon emri, jo në hapësirën brenda caqeve të tij, përtej kufijve të një vendi, në pjesën që duket te diçkaje etj.; kund. brenda. Jashtë shtëpisë (dhomës, klasës). Jashtë portës (derës). Jashtë dollapit (kutisë). Jashtë trupit. Jashtë qytetit (fshatit). Brenda dhe jashtë shkollës (uzinës, ndërmarrjes). Jashtë vendit (shtetit). E nxori topin jashtë fushës. sport. Doli jashtë shtratit (lumi).
- 2. Kur dikush a diçka ndodhet ose kur diçka kryhet jo brenda grupit shoqëror, njësisë administrative, ndërmarrjes, organizatës a diçkaje tjetër të shënuar nga emri, jo në gjirin e asaj që shënon emri; kund. brenda. Jashtë uzinës (shkollës, organizatës, partisë). Jashtë lëvizjes. Jashtë garës. Jashtë klasifikimit. Jashtë listës. Jashtë radhëve.
- 3. Kur diçka i kalon kufijtë, masën, numrin, mundësitë etj., kur bëhet mbi diçka të pranuar a të zakonshme; kur diçka kryhet jo në mbështetje ose jo në përputhje me atë që shënon emri, larg a mënjanë asaj që shënohet nga emri, kur diçka kryhet jo në kohën e caktuar ose jo gjatë kohës që shënon emri, tej caqeve të kësaj kohe; kund. brenda. Jashtë planit. Jashtë zotimit (parashikimit). Jashtë mase. Jashtë numrit. Jashtë mundësive. Jashtë programit. Jashtë rregullit (zakonit, radhës). Jashtë temës. Jashtë moshe. Jashtë loje. sport. që ka marrë topin e futbollit nga një shok i vet kur është pas shpinës së lojtareve kundërshtarë në gjysmën e fushës së tyre. Nxjerr jashtë ligjit ndaloj diçka me ligj. Nxjerr jashtë përdorimit e bëj të papërdorshëm. Nxjerr jashtë luftimit e bëj të paaftë a të pavlefshëm për luftë. Lë jashtë kontrollit nuk e kontrolloj. Është jashtë rrezikut nuk e kërcënon më ndonjë rrezik. Jashtë orarit. Jashtë orëve të mësimit (të punës). Lexim jashtë klase lexim veprash letrare etj. që bëhet nga nxënësi jo në orët e mësimit
- Bie jashtë vjet. nuk pajtohet, është në kundërshtim (diçka me diçka tjetër). Dal jashtë euf. bëj nevojën. Të dalët jashtë shih te DALË,~T (të). Të dalat jashtë shih te DAL/Ë,~A (e). Jashtë mendjes që s'mund të pranohet; që s'ka të ngjarë, i paqenë. Jashtë tharkut shih te THARK,~U. I dolën sytë jashtë shih te SY,~RI. Është jashtë botës keq. shih te BOT/Ë,~A. S'ka dalë jashtë mureve të shtëpisë (të zyrës) shih te MUR,~I. Mbeti (rri) me dhëmbë jashtë keq. mbeti duke qeshur. E nxori hundën jashtë iron. shih te HUND/Ë,~A. E kanë lënë jashtë valles shih te VALL/E, ~JA. Djepi plot e këmbët jashtë tall. shih te DJEP, ~I. Drapri brenda (në thes) e maja jashtë shih te DRAP/ËR,~RI.
JASHTË- fjalëform.
- Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shënojnë vendin ose mjedisin jashtë kufijve të diçkaje, rrethanat a sferën jashtë diçkaje, mungesën e lidhjeve me diçka etj. (p.sh. jashtëfisnor, jashtëligjor, jashtëshkollor, jashtëkohor, i jashtëshkruar, i jashtëzakonshëm etj.).