jargavitem
Appearance
JARGAVITEM vetv.
- 1. keq. Më bien jargët nga goja, më kullon goja jargë; bëhem tërë lot e jargë nga të qarët; përjargem, jargosem.
- 2. bised. Më vete mendja për një gjë, më shkojnë jargët kur shoh a kur kujtoj diçka të shijshme, më lëshon goja lëng, jargosem.
- 3. mospërf. Mallëngjehem për hiçmosgjë, prekem shpejt, nuk e mbaj veten fare.
- 4. mospërf. I ngjitem pas dikujt a i sillem rrotull sa bëhem i pështirë.