jamb

Nga Wiktionary

JAMB m. let.

  • Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e shkurtër dhe e dyta e gjatë; varg i përbërë prej këmbësh të tilla, që përdorej kryesisht në poezinë satirike; fjalë dyrrokëshe me theks në rrokjen e dytë. Gjinia e jambit. Skema e jambit.