ja

Nga Wiktionary

JA I pj.

  • 1. Përdoret për të treguar dikë a diçka, që gjendet zakonisht afër, që kalon pranë, që shfaqet papritur etj.; përdoret për të dëftuar diçka ose për të tërhequr vëmendjen për diçka që ndodh në afërsi, përpara syve a në kohën që flasim. Ja shtëpia (shkolla, rruga, fshati) Ja shokët! Ja ku qenka! Ja ku po vjen! Ja, shih këtu! Ja, zbardhi dita. Kur, ja, u duk...
  • 2. Përdoret me kuptim dëftor, kur zë fill tregimi, ligjërimi etj., kur ndryshojmë temën e bisedës ose kur duam të tërheqim vëmendjen për ato që do të themi. Ja si ndodhi ... Ja ç'pashë ... Ja ç'më shkruan...
  • 3. Përdoret kur shprehim nxitim, shpejtim etj., afërsisht me kuptimin: «menjëherë, tashti, këtë çast». Ja, tashti! Ja, vajta e erdha! Ja, sa të shoh (sa të vishem, sa ta lajmëroj)! Ja, sa erdhi!
  • 4. Përdoret përpara përemrave vetorë e dëftorë, si edhe përpara disa ndajfoljeve, me kuptimin: «pikërisht». Ja, ai e shpëtoi! Ja, kjo është e gjitha. Ja, kësaj i thonë punë. Ja, ky është burri. Ja, këtë desha të them. Ja, kështu bëhet puna. Ja, kështu duhet menduar (duhet mësuar).
  • 5. Përdoret për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj asaj që dëgjon, që vë re etj. (zakonisht për të shprehur habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj.). Ja ç'na qenka! Ja dhe puna (shpikja) jote! Ja, si të them, s'di! Ja, thoni edhe ju! Ja ç'vete bën!
  • 6. Përdoret zakonisht me një parafjalë a me një lidhëz kur përmbyllim një mendim, kur nisim të nxjerrim përfundimin, kur shpjegojmë arsyet e diçkaje, kur kumtojmë diçka me rëndësi ose kur fillojmë një numërim, kur flasim për diçka përfundimin e së cilës mezi e presim etj. Ja ku na doli! Ja tek e solli fjalën! Ja dhe ky! Ja edhe diçka tjetër... Ja pse u menit ai! Ja pra pse veprova kështu! Ja dhe kjo punë mbaroi. Ja ku e ke, merre! Ja ku po ta them. Dhe ja. Ja dhe.
  • Ja që hë thjeshtligj. s'ke ç'i bën, hë pra.

JA II lidh.

  • (vetëm e përsëritur). Ose... ose..., a... a... Ja vdekje, ja liri. Ja fol, ja rri. Ja di, ja s'di. Ja në qytet, ja në fshat. Ja e marr, ja s'ka. Ja i binte, ja s'i bënte pesë orë gjumë (punë). Ja ishim ja s'ishim pesë vetë. Ja me ne, ja me ata.