izoloj

Nga Wiktionary

IZOLOJ kal.

  • 1. libr. Veçoj; mbaj të veçuar dikë; e shkëput krejtësisht një vend nga vendet e tjera, bëj që të mbetet i vetmuar, pa lidhje e marrëdhënie me vendet e tjera. Izoloi të sëmurin. I izoloi dimri. Nuk na izolojnë dot.
  • 2. tek., elektr. Vesh a mbështjell me veçues një përçues elektrik; e mbroj diçka nga dëmtues të ndryshëm me anë të një mbulese a të një shtrese të papërshkueshme; veçoj. Izoloj me izolant. Izoloi mirë.