irnohem

Nga Wiktionary

IRNOHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Merr të nxirë nga të palarët dhe nuk zbardhet më, murrëtehet (zakonisht për rrobat e bardha a në ngjyrë të çelur). Janë irnuar çarçafët (këllëfët e jastëkëve). Është irnuar jaka.
  • 2. Nxihem, murrëtehem në fytyrë nga të ftohtët, nga zemërimi, nga frika etj. Iu irnua fytyra (lëkura, mishi). Iu irnuan buzët. Iu irnua plaga. U irnua nga të ftohtët (nga inati).