iriq

Nga Wiktionary

IRIQ m.

  • 1. zool. Kafshë e vogël gjitare, që e ka trupin të mbuluar nga sipër me gjemba të fortë dhe që mblidhet si top për t'u mbrojtur nga rreziku. Gjembat e iriqit. Mblidhet si iriq.
  • 2. mjek. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba. Iriqi i zi kanceri. I doli një iriq. Djeg (pres, heq) iriqin.
  • Nuk rri iriqi në plis fj. u. shih te PLIS,~I I. Iriq deti zool. kafshë e vogël deti pa bosht kurrizor, me trup të rrumbullakët dhe me një guaskë gëlqerore të mbuluar me gjemba që lëvizin.