inventar

Nga Wiktionary

INVENTAR m.

  • 1. Tërësia e sendeve, e orendive dhe e materialeve të ndryshme, që i përkasin një ndërmarrjeje a kooperative, një institucioni etj., që janë pronë e dikujt ose që i ka në ngarkim dikush; materiale të nevojshme ose të domosdoshme për diçka. Inventar i patundshëm (i përhershëm, i plotë). Inventar ekonomik (sportiv). Inventar i imët pajisje a vegla të vogla dore si sqepari, kosa, drapri, lopata etj. Inventari i gjallë tërësia e kafshëve të punës ose e kafshëve që mbahen për qumësht, për lesh, për mish etj. Inventar i vdekur. ek. tërësia e pajisjeve, e mjeteve dhe e veglave të ndryshme të punës. Inventari i zyrës (i dhomës). Përgjegjësi i inventarit. E kam në inventar e kam një send, një material etj. në ngarkim, përgjigjem unë për të.
  • 2. Regjistrim një për një i mallrave të një magazine a të një dyqani bashkë me çmimin e tyre, që bëhet për të kontrolluar gjendjen; regjistrim një për një i të gjitha orendive e pajisjeve të një zyre etj. që bëhet për t'ia dhënë dikujt në ngarkim e për të kontrolluar herë pas here gjendjen e tyre; lista a pasqyra që përmban këtë regjistrim; inventarizim. Inventari i materialeve (i mallrave). Inventari i tremujorit (i vitit). Bëj inventarin. Mbyllur për inventar.