Jump to content

intimitet

Nga Wiktionary

INTIMITET m. libr.

  • 1. kryes. Ndjenjat, mendimet, dëshirat etj. më vetjake e më të thella të një njeriu; të fshehta që i takojnë vetëm një njeriu ose një rrethi të ngushtë njerëzish; çështje intime; të qenët intim. Hyn në intimitetet e tjetrit.
  • 2. Lidhje e ngushtë miqësore, miqësi shumë e ngushtë, marrëdhënie shumë të afërta e të ngrohta, përzemërsi; të qenët intim me një tjetër. Intimitet i madh. Ka intimitet me dikë. Bisedoj (flas) me intimitet me dikë.