Jump to content

instrument

Nga Wiktionary

INSTRUMENT m. libr.

  • 1. Vegël a mjet që përdoret për të kryer një punë përdorëse. Instrumente matëse (prerëse, llogaritëse). Instrumente teknike. Instrumentet për operim.
  • 2. Vegël muzikore. Instrumente muzikore (popullore, frymore). Instrumentet e harqeve. Instrumente me tela. U bie disa instrumenteve.
  • 3. fig. Vegël, mjet.
  • Instrument i ratifikimit dipl. dokument ratifikimi.