instruktor
Appearance
INSTRUKTOR m.
- 1. Punonjës në komitetin e partisë, në komitetin e rinisë etj. që është i ngarkuar të ndjekë disa çështje dhe të udhëzojë e të ndihmojë organizatat-bazë në punën e tyre. Instruktorët e komitetit të partisë (të rinisë). Instruktor i zonës. Instruktor për punën ideologjike.
- 2. Ai që udhëzon e jep mësime për të përvetësuar një mjeshtëri; ai që drejton një stërvitje. Instruktor ushtarak. Instruktor fizkulture. Instruktori i togës. Instruktori i qendrës mësimore.