institucion
Appearance
INSTITUCION m.
- 1. Organizëm shtetëror a shoqëror, që e zhvillon veprimtarinë e vet në një fushë të caktuar të ekonomisë, të shkencës, të arsimit, të kulturës, të jetës shoqërore, politike etj. Institucion shtetëror (shkencor, parashkollor, shëndetësor, artistik, shoqëror). Institucion ideologjik (politik, ushtarak). Institucion fetar. Institucionet qendrore.
- 2. drejt. Mënyrë jetese ose sjelljeje që është rregulluar sipas disa ligjeve, normave e zakoneve të vendosura brez pas brezi në një shoqëri, te një popull a te një shtresë shoqërore; tërësia e normave, e ligjeve dhe e të drejtave në një fushë të caktuar të marrëdhënieve shoqërore. Institucion shoqëror. Institucion i vjetër. Institucionet familjare. Institucioni i martesës (i hakmarrjes). E drejta zakonore si institucion.