Jump to content

inkurajoj

Nga Wiktionary

INKURAJOJ kal. libr.

  • 1. I jap zemër e guxim dikujt, e bëj më trim dhe e mbush me besim, e bëj ta ndiejë veten më të sigurt; e gjallëroj dhe e nxit për diçka; kund. shkurajoj. Inkurajon fshatarësinë (masat, të rinjtë). E inkurajon në punë.
  • 2. E nxit që të zhvillohet, i jap shtytje, e përkrah. Inkurajoj kritikën (autokritikën). Inkurajon përhapjen e arsimit.