inkuizicion
Appearance
INKUIZICION m.
- 1. hist. Organizatë terroriste policore e gjyqësore e kishës katolike, e themeluar në shekullin XIII, që ndiqte, burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit përparimtarë, të cilët me veprën e me punën e tyre, me shpikjet, me zbulimet e me studimet e tyre hidhnin poshtë dogmat fetare dhe dilnin kundër sundimit të kishës. Koha e inkuizicionit. Gjyqi i inkuizicionit. Zjarret (burgjet) e inkuizicionit. U dënua (u burgos, u dogj) nga inkuizicioni.
- 2. fig. libr. Ndjekje e rreptë që u bëhet revolucionarëve, njerëzve përparimtarë dhe ideve të tyre, terror.