inkubacion
Appearance
INKUBACION m. spec.
- 1. Koha që kur mikrobet a bakteret hyjnë në një organizëm deri kur shfaqen shenjat e para të sëmundjes, periudha gjatë së cilës sëmundja zhvillohet pa u vënë re, në mënyrë të fshehur. Inkubacion i shkurtër (i gjatë). Inkubacioni i sëmundjes. Koha (periudha) e inkubacionit.
- 2. Kohë gjatë së cilës vezët e shpendëve qëndrojnë në inkubator për të dalë zogjtë; periudhë gjatë së cilës një shpend a një kafshë ngroh vezët për të çelur zogj a për të nxjerrë të vegjlit e vet; nxjerrja e zogjve të vegjël me klloçkë ose me inkubator. Inkubacion natyror inkubacion me klloçkë etj. Inkubacion artificial inkubacion me inkubator. Inkubacioni i vezëve. Vezë (farë) për inkubacion.