ingranazh
Appearance
INGRANAZH m.
- 1. tek. Rrotë e dhëmbëzuar që shërben për të përçuar lëvizjen në një mekanizëm; sistem rrotash të dhëmbëzuara që ngërthehen njëra me tjetrën dhe që përçojnë një lëvizje. Ingranazhi kryesor. Ingranazhi i boshtit. Rrota e ingranazhit. Grupi i ingranazheve. Lëviz me anë të ingranazheve.
- 2. fig. libr. Ndërtimi e funksionimi i brendshëm i diçkaje, që përbëhet nga disa pjesë a njësi të cilat kanë lidhje e bashkëveprojnë njëra me tjetrën; pjesë përbërëse e ndërtimit ose e sistemit të diçkaje dhe mënyra se si punon, se si vihet në lëvizje etj. ky sistem. Ingranazhet e shtetit (e ushtrisë, e ekonomisë, e tregtisë, e organizatës). Ingranazhi i burokracisë.