induksion
Appearance
INDUKSION m.
- 1. logj. Mënyrë arsyetimi, që niset nga e veçanta për të nxjerrë të përgjithshmen; nxjerrja e një përfundimi logjik të përgjithshëm nga teza ose nga ide të veçanta a të pjesshme; përfundim i përgjithshëm që nxirret me këtë mënyrë arsyetimi; kund. deduksion. Induksion shkencor. Induksion i plotë. Metoda (mënyra) e induksionit. Me anë të induksionit.
- 2. elektr. Lindja e rrymës elektrike në një përcjellës kur ai lëviz në një fushë magnetike ose kur ndryshon fusha magnetike rreth tij. Induksion elektromagnetik (magnetik). Motor induksioni. Rrymë induksioni. Aparat induksioni aparat për prodhimin e rrymës elektrike të ndryshueshme me tension të lartë, induktor. Zvogëlimi i induksionit. Elektrizim me induksion.