individualizëm
Appearance
INDIVIDUALIZËM m.
- 1. Parim karakteristik për shoqërinë ku sundon prona private dhe sidomos për botëkuptimin e për moralin borgjez, i cili ia kundërvë individin kolektivit, duke theksuar se individi është forca lëvizëse kryesore në shoqëri, është i pavarur prej saj e ka të drejta të pakufizuara dhe se interesat e të drejtat e individit duhen vënë mbi interesat e të drejtat e shoqërisë; vënia e interesave vetjake mbi ato të shoqërisë, mbyllja në vetvete dhe largimi nga idealet e mëdha të kohës; qëndrim e sjellje prej individualisti. Shfaqje të individualizmit. Lufta kundër individualizmit.
- 2. filoz. Rrymë filozofike borgjeze, sipas së cilës individi nuk është i detyruar të ketë ndonjë lidhje të domosdoshme me shoqërinë dhe zhvillimi historik duhet të ketë si synim themelor zhvillimin e gjithanshëm të individit.