individualitet
Appearance
INDIVIDUALITET m.
- 1. Tërësia e veçorive karakteristike dhe e tipareve të veçanta që shquajnë një individ nga një tjetër; njeriu si bartës i tipareve të veçanta dhe si individ që shquhet nga të tjerët; të qenët i ndryshëm nga të tjerët, të qenët diçka me vete. Individualiteti kombëtar. Individualitet i theksuar (i dallueshëm). Individualiteti i një njeriu (i një kafshe, i një sendi).
- 2. art., let. Tërësia e tipareve dhe e veçorive individuale të krijimtarisë së një artisti a shkrimtari në organizimin e përmbajtjes dhe të formës artistike, që përcaktohen nga botëkuptimi i tij dhe që e dallojnë atë nga të tjerët. Individualitet krijues. Individualiteti i shkrimtarit (i artistit).