individualist
Appearance
INDIVIDUALIST m.
- Ai që vë interesat e veta mbi ato të shoqërisë, ai që sheh vetëm a më shumë se çdo gjë interesin vetjak, ai që shfaq individualizëm në punë, në sjellje etj. Individualist i madh. Qëndrim (veprim) prej individualisti.
INDIVIDUALIST mb.
- Që ka të bëjë me individualizmin, që i përket individualizmit, që mbështetet në individualizëm; që karakterizohet nga individualizmi; që është karakteristik për individualistin. Prirje (pikëpamje) individualiste. Botëkuptim (koncept, qëndrim) individualist. Psikologji individualiste. Njeri individualist.