individual
Appearance
INDIVIDUAL mb.
- 1. Që është karakteristik për një njeri të vetëm, që e dallon një njeri nga të tjerët, që është vetëm për atë; që lidhet vetëm me një njeri, i veçantë për secilin. Cilësi (aftësi, veti, tipare) individuale. Jetë (botë, psikologji) individuale. Përgjegjësi individuale. Shfaqje individuale.
- 2. Që ka të bëjë me një njeri të vetëm; që i përket një njeriu, që e zotëron një njeri, që është pronë e një individi; që nuk është i përbashkët, që nuk është shtetëzuar, vetjak; kund. i përbashkët; kolektiv. Pronë (ekonomi) individuale. Kopsht individual.
- 3. Që është vetëm për një njeri; që bëhet ose që prodhohet nga një njeri i vetëm; i veçantë për secilin, që bëhet për secilin më vete. Punë (detyrë, normë) individuale. Plan individual. Lojë (garë) individuale. Lexim (mësim, studim) individual. Ndihmë individuale. Pagë individuale. Klasifikimi individual për femra (për meshkuj). sport. Në mënyrë individuale.
- 4. Që punon si individ (në kuptimin 2 — për fshatarët e zejtarët). Bujk (zejtar) individual. Fshatarësia individuale.