individ

Nga Wiktionary

INDIVID m.

  • 1. Një njeri më vete, çdo njeri i vështruar veçan midis njerëzve të tjerë, si pjesëtar i veçantë i shoqërisë, i grupit shoqëror ku bën pjesë etj. Individi dhe shoqëria. Roli i individit. Fitoi si individ.
  • 2. bised. Fshatar, bujk, zejtar etj. që nuk është anëtar i ndonjë ekonomie të përbashkët bujqësore, që nuk punon së bashku me të tjerë në ndonjë ndërmarrje shtetërore a në ndonjë kooperativë zejtarësh etj. (në vendet ku ka pronë private; para kooperimit të prodhuesve të vegjël edhe në Shqipëri). Masa e individëve. Qëndronte (punonte) ende si individ.
  • 3. spec. Qenie e gjallë (bimë ose kafshë) e marrë veçan, një kafshë ose një bimë e vetme e vështruar në lidhje me llojin ku bën pjesë. Individë racorë. Individ mashkull (femër). Grup individësh.