Jump to content

indiferent

Nga Wiktionary

INDIFERENT mb.

  • 1. libr. Që rri mënjanë e nuk bëhet merak për çështjet që shqetësojnë shoqërinë a të tjerët; që sheh vetëm punën e jetën e vet dhe nuk shqetësohet për asgjë kur nuk i preken interesat; që nuk i bën përshtypje asgjë, që nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve të ndryshme, mospërfillës e i ftohtë. Qëndrim indiferent. Rri indiferent. U bë (është) indiferent.
  • 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Qëndrim (sjellje) prej indiferenti.