Jump to content

indian

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

INDIAN m.

  • 1. Banor vendës i Indisë ose ai që e ka prejardhjen nga India. Indianët e vjetër.
  • 2. Pjesëtar i njërit prej fiseve ose prej popujve vendës shumë të vjetër të Amerikës, që sot jetojnë në disa vise të këtij kontinenti vetëm në pakica të vogla, pasi janë ndjekur e janë shfarosur nga kolonizatorët e bardhë. Indianët e Amerikës. Kultura e indianëve. Gjuhët (zakonet) e indianëve.

INDIAN mb.

  • 1. Që lidhet me Indinë ose me indianët, që është karakteristik për Indinë ose për indianët, i Indisë ose i indianëve; që është krijuar nga indianët. Populli indian. Gjuha indiane. Letërsia indiane.
  • 2. Që lidhet me indianët e Amerikës, që është karakteristik për indianët e Amerikës, i indianëve të Amerikës; që është krijuar nga indianët e Amerikës. Fiset indiane. Gjuhët indiane. Valle (këngë) indiane. Kultura indiane.
  • Në varg indian libr. në radhë një nga një, njëri pas tjetrit (sipas zakonit të indianëve të Amerikës).