ind
Appearance
IND I m.
- 1. Fill i tjerrë leshi ose pambuku, që thuret për së gjeri me majën kur bëjmë qilim, kur endim pëlhurë etj. Ind pëlhure. Masure të indit. Tjerr indin. Pëlhurës këqyri indin dhe fëmijës prindin. fj. u.
- 2. fig. Plan i ravizuar i një rruge, i një shtëpie, i një ndërtese etj., skicë. Indi i shtëpisë. Indi i rrugës. Bëj indin e ndërtesës.
- Ind e majë
- a) fund e krye, me gjithçka;
- b) i zgjuar; i djallëzuar, dreqi vetë; ngatërrestar i madh. S'është as për ind as për majë është shumë i vogël ose shumë pak, s'mjafton për asgjë, nuk arrin. Është vetë ind e vetë majë është njeri pa njeri, ka mbetur fillikat i vetëm.
IND II m. anat.
- Lidhje a bashkim qelizash të njëllojta, që formojnë një pjesë të caktuar në organizmin e bimëve ose të frymorëve dhe që kryejnë të njëjtin funksion. Inde bimore (shtazore). Ind muskulor (kockor, eshtëror, nervor, dhjamor). Inde lidhëse inde që gjenden në mes të indeve të organeve të ndryshme për t'i lidhur njërin me tjetrin, inde që lidhin pjesët e trupit. Ind i sëmurë (i dëmtuar). Indet e një organi. Dëmtimi i një indi.