Jump to content

inatçi

Nga Wiktionary

INATÇI mb. bised.

  • 1. Që zemërohet shpejt, që humbet gjakftohtësinë, durimin etj., që nxehet shumë shpejt, gjaknxehtë, zemërak, idhnak; i rrëmbyer, i papërmbajtur. Burrë inatçi. Vajzë inatçeshë. Kalë inatçi. U bë inatçi.
  • 2. Që mban inat shumë; hakmarrës; që ngul këmbë shumë në të vetën, kokëfortë, kokëderr. Ishte djalë inatçi.
  • 3. Që ka sedër të madhe, që e bën një punë me këmbëngulje e me të gjitha forcat, që i vihet diçkaje me inat.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Inatçi i keq. Inatçeshë e madhe.