imtësi

Nga Wiktionary

IMTËSI f.

  • 1. Të qenët i imët; gjë e imët. Imtësi e njëllojtë. Shkalla e imtësisë.
  • 2. fig. Diçka shumë e vogël, e dhënë a rrethanë e hollësishme për një ngjarje, për një çështje etj., hollësi, vogëlimë. Imtësitë e përshkrimit (e ngjarjes). Studioj (kontrolloj, vëzhgoj, shoh) me imtësi. Flas (përshkruaj) me imtësi. Ia tregoi shpejt e pa imtësi.