impuls
Appearance
IMPULS m. libr.
- 1. Nxitje a forcë e brendshme, që të shtyn për të vepruar ose që të shton dëshirën e zellin për një punë; shtysë, vrull, hov; frymëzim i menjëhershëm dhe i papritur. Impuls i brendshëm. I japin një impuls punës (zhvillimit, luftës, jetës). Mori një impuls të ri.
- 2. spec. Valë rrymë elektrike, e dritës etj., që vjen menjëherë me ndërprerje dhe zgjat pak kohë. Impulse të shpejta (të shkurtra). Impulse mekanike (elektrike). Impulse drite.
- 3. fiz. Sasia e lëvizjes së një trupi, e barabartë me prodhimin që del nga shumëzimi i masës së këtij trupi me shpejtësinë e tij. Ligji i ruajtjes së impulsit. Llogarit impulset.
- 4. fiziol. Shtysë nervore që vë në lëvizje një organ të trupit; valë nxitëse që përhapet menjëherë nëpër sistemin nervor. Impulset e zemrës. Impuls nervor. Pikënisje e impulsit. Përçuesi i impulsit. Dobësimi i impulseve. Ka impulse.