imagjinatë
Appearance
IMAGJINATË f. psikol. libr.
- Aftësia e njeriut për të krijuar e për të ndërtuar në vetëdijen e vet figura ose ide të reja, duke lidhur, duke ndryshuar ose duke shndërruar përfytyrimet e sendeve, të dukurive etj. dhe njohuritë e fituara më parë, zotësi për të krijuar, për të zbuluar ose për të shpikur diçka të re në bazë të përvojës së fituar dhe të njohurive të grumbulluara gjatë jetës; krijim me mend, pjellë e mendjes, trillim, fantazi; proces psikik për të krijuar në vetëdije figura të reja. Imagjinatë aktive. Imagjinatë pasive. Imagjinatë krijuese. Imagjinatë riprodhuese. Imagjinata popullore. Imagjinata e shpikësit (e zbuluesit, e shkencëtarit, e shkrimtarit). Imagjinata e fëmijës. Krijimi i imagjinatës. Njeri pa imagjinatë. S'ka imagjinatë. Zgjoj imagjinatën. Kalon çdo imagjinatë.