Jump to content

imët

Nga Wiktionary

IMËT mb.

  • 1. Që përbëhet nga kokrriza shumë të vogla ose nga fije shumë të holla, që është në trajtën e një pluhuri të hollë ose të pushit, shumë i hollë; që bie me pika a me fije shumë të vogla e të holla (për shiun e dëborën). Miell (sheqer, pluhur) i imët. Rërë e imët. Pambuk me fije të imëta. Myk i imët. Shi i imët. Dëborë e imët. Fara të imëta fara shumë të vogla e të holla të disa bimëve barishtore si jonxha, tërfili etj.
  • 2. Që ka përmasa të vogla, shumë i vogël; që nuk është i gjerë e i trashë, i hollë. Pjesë të imëta. Artikuj të imët. Materiale të imëta ndërtimi brava, gozhdë, doreza dyersh etj. Materiale të imëta elektrike rezistenca, siguresa etj. Vegla të imëta sqepari, sharra, dara, gërshëra etj. Inventar i imët. fin. tërësia e sendeve, e orendive dhe e veglave të vogla që përdoren përditë dhe që dalin më shpejt jashtë përdorimit. Me shkronja të imëta. Shkrim i imët.
  • 3. I pakët nga trupi, jo i bëshëm, i hollë, i hequr. Fëmijë i imët. Me trup të imët. Me fytyrë të imët. Është (mbeti) i imët. Vjen pak si i imët. Që nuk hyn në kafshët e trasha, po bën pjesë në blegtorinë e vogël (për delet e dhitë). Bagëti e imët dhentë e dhitë. Blegtori e imët.
  • 4. vet. Të shkoqura, të holla (për paratë). Para të imëta.
  • 5.
  • 6. fig. Që përmban të gjitha hollësitë, që i zbërthen çështjet fill e për pe ose që përfshin edhe të dhënat më të vogla; i hollësishëm, i shkoqitur. Shpjegim (raport, shtjellim, zbërthim) i imët. Analizë e imët.
  • 7. fig. Që bëhet me kujdes e me vëmendje të veçantë, duke u ndalur me çdo gjë e duke hyrë deri në hollësira; që kërkon durim e vullnet të madh për t'u bërë. Veprime të imëta. Vizitë e imët mjekësore. Punë e imët. Kontroll (vëzhgim) i imët. Kërkime të imëta.
  • 8. Përd. em. f. vet. sipas kuptimeve 2, 4, 5 të mbiemrit. Të imëta elektrike. Të imëta ndërtimi. Prodhimi i të imëtave. Përmirësimi i racës së të imëtave. Shtimi (zhvillimi) i të imëtave. S'kishte të imëta. Ma bëj të imëta këtë pesëdhjetëshe!

IMËT ndajf.

  • 1. Në trajtë kokrrizash shumë të vogla, jo trashë, hollë; jo ashpër, butë; në trajtë fijesh shumë të holla; me shkronja shumë të vogla. E bluaj grurin imët. E grij duhanin imët. Gdhend imët. Shprish leshin imët. Bie (shiu, bora) imët. Shkruaj imët.
  • 2. fig. Në mënyrë të hollësishme, duke i zbërthyer e shkoqitur çështjet fill e për pe, shumë shkoqur. Ia shpjegoi imët. Më imët s'ka si thuhet.
  • 3. fig. Me kujdes të veçantë, duke u matur mirë në të folur e duke i zgjedhur fjalët; jo me fjalë të rënda e fyese. Fol më imët!
  • Bluan imët mendon e flet me zgjuarsi, thotë gjëra të holla e të mprehta, është i mprehtë nga mendja.