iluzion
Appearance
ILUZION m. libr.
- 1. Perceptim i gabuar a i shtrembëruar i sendeve, i dukurive etj. që na rrethojnë, i cili krijohet për shkak të të metave të shqisave ose për shkak të rrethanave të jashtme; gabim i shqisave, që na e paraqitin si të vërtetë një dukje të gënjeshtërt. Iluzion pamor (optik) iluzion që lind nga perceptimi i gabuar i madhësisë ose i trajtës së trupave. Iluzione emocionale iluzione që lindin nga ndjenja të caktuara të njeriut, nga gjendja e tij emocionale. Iluzionet e shqisave. Lind (krijohet, formohet) një iluzion.
- 2. Përfytyrim i shtrembëruar ose mendim i gabuar që kemi krijuar për dikë a për diçka pa e njohur mirë të vërtetën. Iluzion politik (ideologjik). Iluzion mikroborgjez (pacifist, i rrezikshëm, i dëmshëm). Iluzioni i paqes klasore (i vëllazërisë, i barazisë).
- 3. fig. Shpresë e kotë me të cilën gënjejmë veten, ëndërr e zbrazët. Iluzioni i fundit. Iluzionet e rinisë. Krijon iluzione. S'ka iluzione. Rronte me iluzione.