ilustroj
Appearance
ILUSTROJ kal.
- 1. Pajis me vizatime, me skica, me fotografi e me zbukurime të ndryshme një revistë, një libër, etj. për ta bërë përmbajtjen më të kuptueshme, më të kapshme e më tërheqëse. Ilustroj një libër (një vëllim). Ilustroj tregimin (përrallën). Ilustroj me fotografi (me vizatime).
- 2. Sjell shembuj për të sqaruar më mirë një mendim, një ide, një ligjëratë etj., sjell të dhëna, fakte konkrete etj. për ta bërë më të qartë, më të kuptueshme e më të kapshme atë që them ose që shkruaj. Ilustroj mendimin (idetë, fjalët). Ilustroj me shembuj (me fakte, me shifra). Ilustroj mirë.