Jump to content

iks

Nga Wiktionary

IKS m.

  • 1. Emërtim i shkronjës x të alfabetit latin, e cila përdoret në matematikë si shenjë e një madhësie të panjohur ose e një madhësie të ndryshueshme në varësi nga një tjetër dhe në fizikë si simbol i një lloji rrezesh a grimcash. Iksi dhe ipsiloni. Rrezet iks.
  • 2. libr. Përdoret, zakonisht para emrave, për të treguar në mënyrë të papërcaktuar dhe të përgjithësuar një njeri, një send, një vend etj., kur ai është i panjohur ose kur s'është nevoja a nuk dëshirojmë t'ia zëmë emrin në gojë; akëcili, aksh. Iks njeri. Iks vepër (roman, pjesë). Në iks fshat (qytet, vend). Me iks klasë (shkollë, ndërmarrje).