ijë
Appearance
IJË f.
- 1. Ana e djathtë ose ana e majtë e trupit të njeriut a të kafshëve midis brinjëve dhe kërdhokullës; ana e djathtë ose ana e majtë e mesit. Ija e majtë (e djathtë). Ijë me ijë nga njëra ijë në tjetrën. Gropat e ijëve. Stil në ijë. sport. stil noti që bëhet i kthyer në brinjë. Më dhembin ijët. I ra në ijë. Kthehem (shtrihem, fle) në ijë. Vë duart në ijë. Ngjesh në ijë.
- 2. Ana e djathtë ose e majtë e dikujt a e diçkaje; anë, qenar i një sendi; krah. Ijët e anijes. Ija e malit (e qytetit). E sulmoi armikun në ijë. I doli nga ija e majtë (e djathtë). I mori ijët i mori krahët.
- Iu frynë ijët shih te FRYJ. Na këputi ijët
- a) na bëri të qeshim shumë, na këputi brinjët së qeshuri;
- b) keq. na shoi së gënjyeri. Mbaj ijët (barkun, brinjët) me dorë shih te DOR/Ë,~A. Rri me duar në ijë (në mes, në brez, në bel, në gji, në xhepa) rri kot e bën sehir, nuk punon, rri pa bërë gjë.