idiomë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]idiomë f. gjuh.
- Shprehje me ndërtim të veçantë, tërësisht a pjesërisht të ngurosur, që përdoret në një gjuhë prej kohësh me kuptim të njësishëm (i cili nuk del drejtpërdrejt nga shuma e kuptimeve të fjalëve përbërëse) dhe që nuk mund të përkthehet fjalë për fjalë në gjuhë të tjera; përngjitje frazeologjike; njësi frazeologjike (p.sh. bëj pallë; i ra bretku; i bie më qafë; vret rëndë; e fjeti mendjen; rri mbi gjemba; mori flakë; daulle e shpuar; dushk për gogla; fill e për pe; sy ndër sy; pikë e gjak; për dhjamë qeni etj.); fjalë e veçantë që përdoret në kuptim të figurshëm vetëm në një gjuhë e që nuk mund të përkthehet drejtpërdrejt në gjuhë të tjera p.sh. pikë në kuptimin «mes»: në pikë të verës (të dimrit, të natës...); buzëdele bot. një bimë barishtore; gojëlidhuri euf. ujku etj.