Jump to content

identitet

Nga Wiktionary

IDENTITET m. libr.

  • 1. Barazi a ngjashmëri e plotë e një sendi ose e një dukurie me sende ose me dukuri të tjera, të qenët identik, njëjtësi; përputhje e plotë. Identitet i plotë (absolut).
  • 2. Të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t'u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai. Identiteti i njeriut (i personit). Dokument (letër, kartë) identiteti dokument, ku janë shënuar tiparet dalluese të një njeriu dhe që shërben për të vërtetuar se është ai vetë.
  • 3. logj., mat. Përputhje e plotë e dy anëve të një barazimi, pavarësisht nga vlerat që u japim elementeve të anëve të këtij barazimi. Identitet trigonometrik. Parimi i identitetit.